Connect with us

Kosova

Vjeshta në Veri, e nxehtë dhe e vështirë/ Paralajmërime nga Mitrovica

“Lëvizjet e Prishtinës, të cilat pasuan kërcënimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se serbët do “vuajnë dhe paguajnë”, të dërguara sapo u ngrit nga tryeza e Brukselit ku hodhi poshtë propozimin e BE-së për normalizimin, janë njoftimi i një tjetër vjeshte të vështirë” – Keshtu mendon Drejtori ekzekutiv i OJQ Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike nga Mitrovica Veriore, Dushan Radakoviç

Sipas tij, për shkak të gjithçkaje që ndodhi ditëve të kaluara, serbët në Kosovë haptazi frikësohen se i pret një vjeshtë tjetër e pasigurt, këtë herë ndoshta më e pasigurt se kurrë.

Radakoviç theksoi se ka frikë nga arrestimet masive të serbëve dhe shkaktimi i incidenteve që mund të përshkallëzohen seriozisht

Nga ana tjetër, analisti i Qendrës për stabilitet shoqëror, Srxhan Graovac, paralajmëron se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po zbaton sërish të njëjtën strategji për të penguar arritjen e marrëveshjes në dialog dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, përkatësisht me arrestime masive, shkaktim të trazirave dhe ngritje tensionesh

 

Advertisement