Kosova
Vjosa më e fortë se Albini në SHBA? Eksperti zbulon prapaskenat

Artur Meçollari, ish-komandant i Forcave të Armatosura tha se kryeministri I Kosoves Albin Kurti mund të duket si i lënë mënjanë ose i nënvlerësuar në dukje por me rëndësi është objektivi i arritur nga koordinimi i veprimtarisë së tij dhe presidentes Vjosa Osmani me partnerët ndërkombëtarë, në sajë të të cilëve sot Kosovë është më e sigurt.
“Jemi në një situatë që ka një lloj neglizhence ose nënvlerësimi në dukej të Kurtit gjë që ka ndodhur periodikisht; ai ka qenë nën sanksione nga SHBA dhe BE, por unë nuk shoh retorikën, por objektivat e përbashkëta, në 1 vit pas Banjskës objektivat e Kosovës, SHBA dhe KFOR janë realizuar; Kosova sot është më e sigurt, i janë hequr Serbisë të gjitha mundësitë për të destabilizuar. Në këtë situatë, kur palët koordinojnë aksionet, ndërkombëtaret nuk do të oksigjenonin destabilizimin në Serbi” – theksoi Meçollari.

