Connect with us

Kosova

Vjosa Osmani dhe ‘çarja e madhe’ me Edi Ramën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për marrëdhëniet e plasaritura me kryeministrin Edi Rama.
E pyetur se ku është krijuar çarja mes tyre, ajo përsëriti se nuk ka të bëjë me raportet ndërpersonale, sepse ato “janë tërësisht të parëndësishme dhe do të jenë gjithnjë të parëndësishme”.

  • “Nuk jam takuar me kryeministri e Shqipërisë në Pragë në takimin e Bashkësisë Politike Europiane”, sepse isha e fokusuar të marr përkrahjen e shteteve që nuk na pranojnë në organizata ndërkombëtare”

Gjithsesi, Osmani nuk nguroi të zbulojë një nga shkaqet e ‘çarjes së madhe’

  • Rama i quan krimet në Kosovë thjesht spastrim etnik, kurse ato në Bosnje gjenocid, kur, në fakt, edhe gjykatat ndërkombëtare, ato që kanë ndodhur në Kosovë janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Pra, të reduktohet kjo thjesht në dëbim, është dëm i madh ndaj gjithë sakrificës së popullit shqiptar.

Duke folur për ‘Open Balkan’, presidentja e Kosovës u shpreh se nuk ishte aq e sigurt që SHBA-ja apo Bashkimi Evropian e mbështesin atë.

  • “Nuk ka as zyrtar të lartë të SHBA e as të BE-së që të na ketë kërkuar që të hyjmë në Ballkanin e Hapur”

Osmani, si të tregonte teori konspiracioni, deklaroi se

  • “në takimet tona të mbyllura shprehet një dozë e madhe e skepticizmit nga ana e zyrtarëve të Bashkimit Evropian në raport me këtë iniciativë”…

 Por duke harruar se emisari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është shprehur se ‘Open Balkan’ është një nismë ekonomike dhe jo politike dhe Kosova duhej të ishte pjesë e saj.

  • “Kosova nuk hyn në nisma, në të cilat nuk trajtohet si e barabartë. Dhe, unë besoj që në ato nisma në të cilat Serbia ka rol kyç, ne as nuk mund të presim që të trajtohemi si të tillë” – tha Osmani

E pyetur për kërkesën ndërkombëtare që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe, Osmani tha se

  • “Për një çështje të tillë ka marrë vendim Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe se ai vendim s’lejon asociacione një etnike dhe që kanë kompetenca ekzekutive”,

Por nuk u deklarua nëse Bashkimi Europian e ka këtë çështje ‘kyç’ në përparimin e bisedimeve dhe marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, kurse në lidhje me liberalizimin e vizave, presidentja aspak optimiste u shpreh:

  • “Jam optimiste e kujdesshme, sepse e dimë që nganjëherë burokratët brenda shteteve anëtare mund të gjejnë rrugë për të bllokuar procese, mirëpo unë e shoh vullnetin politik tani te liderët e BE-së që të mos bllokohet një gjë e tillë. Prandaj, optimizmi është aty, por duhet ta kuptojmë që procedurat pastaj mund të marrin pak kohë”.

Në lidhje me takimin që pati me presidentin francez Macron dhe kancelarin gjerman Scholz, të cilët I kërkuan intensifikimin e procesit të bisedimeve me Serbinë, Presidentja e Kosovës përsërtiti se

  • “është Serbia ajo që nuk ka qasje kostruktive në dialog”.

 

Advertisement