Connect with us

Lifestyle

Vlerat e bukës së zezë për një organizëm më të fortë

Buka, mund të jetë një produkt i zakonshëm por sipas sipas Raportit Global të Industrisë së Bukës, vazhdon të mbajë vendin e parë në listën e ushqimeve më të konsumuara në botë.Ajo daton që në kohët e Egjiptit të Lashtë, duke e kthyer në një produkt vërtet të vjetër sa i përket historisë së kulinarisë.Edhe pse llojet e bukës nga të cilat mund të përzgjidhni janë të shumta, ato që hasni më shpesh janë; buka e bardhë dhe ajo e zezë.Sigurisht që të të dyja përgatiten nga gruri, por ka disa ndryshime thelbësore që lidhen me vlerat shëndetësore që ato përmbajnë.Në bashkëpunim me kompaninë Nela Group, e cila ka një eksperiencë 100 vjeçare në traditën e përgatitjes së produkteve të brumit.

Gjithçka lidhet me përpunimin e miellit

Ka dy ndryshime kryesore tek lloji i miellit që përdoret për përgatitjen e tyre; mënyra si është përpunuar dhe sa të shëndetshëm janë.Mielli i të dy llojeve të bukës sigurisht që vjen nga i njëjti drithë, por tek buka e zezë mielli përmban të gjitha pjesët e grurit; lëkurën bashkë me farën, ndërsa tek buka e bardhë përdoret vetëm pjesa që përmban niseshte.Ekspertë nga Nela Group, pohojnë se procesi i përpunimit të miellit ndikon pikërisht në ‘zhveshjen’ e tij nga vlerat ushqyese që ka për organizmin.Ndaj dhe buka e zezë përmban më shumë fibër, vitaminë B6 dhe E, magnez, hekur, zink dhe acid folik.

Çfarë vlerash ka për organizmin?

Buka e zezë duke qenë se është e pasur në fibra, gjithashtu është edhe prebiotike, pra ndihmon shëndetin e sistemit tuaj tretës.Për të fituar vlerat e një fete të vetme nga buka e zezë, do t’ju duhet që të konsumoni 8 të tilla nga buka e bardhë.Sipas një studimi të publikuar në Revistën Mjekësore Britanike, rezulton se buka e zezë është e duhura për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit. Kjo falë faktit që indeksi i glicemisë tek kjo lloj buke është më i ulët se tek e bardha, dhe kështu sheqeri në gjak nuk pëson rritje të menjëhershme.Nga ana tjetër Cleveland Clinic pohon se karbohidratet komplekse që gjenden tek buka e zezë stimulojnë prodhimin e serotoninës duke përmirësuar kështu humorin tuaj.Kjo lloj buke mbron trupin edhe nga shfaqja e sëmundjeve të zemrës duke qenë se ajo ndihmon në uljen e kolesterolit të keq.Për më tepër kjo bukë ju ndihmon që të keni lëkurë dhe flokë të shëndetshëm. Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë.Buka e zezë është e pasur me vitaminat B dhe proteina, të dy këto përbërës ndihmojnë në mbrojtjen e strukturës së qelizave të reja të lëkurës dhe flokut tuaj.Nëse doni që të humbisni kilogramët e tepërt, atëherë duhet të konsumoni bukën e zezë duke qenë se në sasi të vogla ajo ju mban më gjatë të ngopur dhe kërkon më shumë energji për t’u tretur.Nëse nuk jeni të sigurt për sasinë, ekspertët e Nela Group sqarojnë se karbohidratet duhet të përbëjnë 50% të produkteve për një regjim ushqimor të balancuar.Mjafton që ju të konsumoni 2 feta me bukë të zezë në ditë dhe do të siguroni një shëndet të fortë.Kjo dhe të gjitha vlerat e lartpërmendura e bëjnë bukën e zezë e me drithëra të plota shumë herë më të shëndetshme se buka e bardhë.

Advertisement