Lifestyle
Vlerat e panjohura të lëkurës së portokallit
Portokalli është një nga frutat që ka shumë vlera ushqyese, por lëkura e tij ka më shumë efekte pozitive se vetë fruti i kësaj peme.
Lëkura përmban shumë kalcium, madje dyfish më shumë sesa bërthama dhe shërben për të forcuar eshtrat. Gjithashtu, për shkak të përmbajtjes së lartë të flavonoideve, lëkura e kësaj peme mediterane rregullon shtypjen e gjakut dhe ul kolisterolin.
Lëkura e portokallit është e pasur me vitaminën C, përmban 60 lloje të flavonoideve dhe më shumë se 170 lloje të fitonutricientëve, përpos që është e pasur me vitamina, pektina, minerale dhe fibra.
Studimet tregojnë se lëkura e portokallit mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të oreksit, si dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimit të indit yndyror.
Lëkura e portokallit është burim për pektinë dhe taninë. Këta përbërës marrin pjesë në parandalimin e kapsllëkut dhe lehtësojnë depërtimin e ushqimit përmes sistemit të tretjes. Nëse keni aromë të pakëndshme në gojë, përtypni lëkurën e portokallit në vend të çamçakëzit dhe aroma e keqe do t’ju largohet.
Meqenëse shija nuk është e ëmbël sa edhe vetë fryti, mund ta përdorni të grirë në rende për sallata, si dhe është mirë të përgatitet si çaj.