Vllaznia do të kërkojë jo vetëm të ruajë ritmin, por dhe të thyej tersin, ndaj një kundërshtari që po ashtu ka treguar stabilitet, pasi nuk mundet prej 5 javësh, ndonëse në dy ndeshjet e fundit ka regjistruar 2 barazime. Vllaznia ka provën e së vërtetës!/SuperSport
Sport
Vllaznia për provën e të vërtetës, sfidon “macen e zezë” në Shkodër
Vllaznia regjistroi ndeshjen e tetë radhazi pa humbje në kampionat në fundjavë, duke dëshmuar se nën drejtimin e trajnerit Qatip Osmani skuadra ka gjetur ritmin e duhur.
Ekipi shkodran do të ketë provën e së vërtetës në ndeshjen e javës së 24-t, pasi do të takohet me skuadrën kryesuese të kampionatit, Egnatina.
Ekipi nga Rrogozhina, jo vetëm është skuadra që ka dominuar deri më tani, por mund të konsiderohet edhe ‘macja e zezë’ për kuqeblutë. Në 12 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave Vllaznia ka marrë vetëm një fitore. Në dy fazat e para, Egnatia i ka fituar të dyja ndeshjet dhe tani është radha për një tjetër sfidë të zjarrtë.