Kronike
Vlorë/ Sherr masiv me sende të forta në një lokal në Palasë, shpallet në kërkim 28-vjeçari
Një sherr ka ndodhur në fshatin Palasë në një lokal nate në bregdet.
Siç shihet edhe nga pamjet e sherrit masiv një prej të dhunuarve ka përfunduar në tokë, ndërsa të tjerë persona i shkojnë në ndihmë.
Policia thotë se ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Xh.S, banues në Tiranë. I riu sipas policisë gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.
‘Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.