Connect with us

Rajon

VMRO dhe koalicionit VLEN, pajtohen për “shtyllat kryesore” të kabinetit të ri

Shqiptarët, do të jene sërish pjesë e qeverisë së maqedonase, vetëm se këtë radhë në aleancë nuk do të jetë BDI-ja por koalicioni opozitar VLEN.

Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve të përgjithshme VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se pret që deri më 28 maj të bëhet konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe më pas ta marrë mandatin për formimin e qeverisë, por bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës kanë nisur dhe janë në rrugë të mbarë.

VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë këtë të shtunë kanë arritur pajtueshmëri për “shtyllat kryesore” gjatë një takimi për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Në një komunikatë për media pas takimit në Shkup, këto dy parti njoftuan se takimi mes liderëve partiakë ka zgjatur rreth tre ore dhe se ata janë pajtuar për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit.

“Integrimi evropian, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të jenë shtyllat bazë të punës së qeverisë së re”, thuhet në komunikatën e përbashkët pas takimit.

Drejtuesit e dy kampeve politike kanë bërë të ditur se, nga java e ardhshme, bisedimet do të vazhdojnë mes grupeve të punës “për të gjitha çështjet deri në finalizimin e bisedimeve për bashkëqeverisje”.

Advertisement