Connect with us

Kronike

Vodhën 30 litra naftë, arrestohen dy punonjës të kantierit të aeroportit të Vlorës

Dy persona, E. I., 35 vjeç, dhe E. K., 30 vjeç, punonjës në kantierin e aeroportit të Vlorës, janë arrestuar nga policia pasi kanë vjedhur naftë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, më datë 23.02.2025, kanë vjedhur 30 litra naftë nga kantieri i aeroportit, ku ishin të punësuar.

“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas një pune intensive hetimore, duke administruar pamje filmike dhe prova të tjera, zbardhën rastin e një vjedhjeje në kantierin e aeroportit të Vlorës. Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. I., 35 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë dhe E. K., 30 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, më datë 23.02.2025, kanë vjedhur 30 litra naftë nga kantieri i aeroportit, ku ishin të punësuar. 

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sasia e naftës e vjedhur dhe 2 celularë.“- njofton policia.

Advertisement