Kronike
Vodhën banesa dhe makinën e policisë, arrestohen (EMRAT)
Dy shqiptarë janë arrestuar në Portugali, pasi janë skeduar për disa vjedhje, mes tyre dhe një makinë policie nën kërcënimin e armës, si dhe falsifikuan dokumentesh. Edi Gjonaj dhe Artur Zisko janë dy të arrestuarit, ndërsa ende në kërkim është Desard Marku.
Dy të ndaluarit, pritet të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën. Dy nga tre anëtarët e bandës u arrestuan në Vila Nova de Cerveira, natën e 24 shkurtit të këtij viti, në një operacion nga Braga GNR dhe Grupi i Ndërhyrjes së Operacioneve Speciale GNR, ndërsa i treti vodhi një nga makinat e policisë, me automatik, duke ikur në Galicia.
Armët dhe makina u gjetën të nesërmen nga Guardia Civil, por i dyshuari shqiptar Desard Marku mbetet ende në kërkim. Hetimet e përbashkëta të Guardia Civil dhe GNR, nëpërmjet një Urdhri Hetimor Evropian, në Spanjë dhe Portugali, bënë të mundur çmontimin e bandës, të cilës Ministria Publike i atribuon vjedhjen e sendeve me vlerë në banesa luksoze, me vlerë mbi gjysmë milioni euro, në Braga.
Anëtarët e grupit udhëtonin çdo ditë mes Galicia dhe Minhos, pasi kishin marrë me qira një shtëpi në O Rosal, afër kufirit me Valençën, për të cilën paguanin tre mijë euro në muaj.