Kronike
Vodhi 16 biznese, arrestohet 32-vjeçari përdorues i kokainës në Tiranë
Policia e kryeqytetit ka zbardhur vjedhjet e kryera në disa biznese të ndryshme, duke vënë në pranga autorin. Bëhet fjalë për 32-vjeçari Ergi Gjeçi, i cili dyshohet si autor i 16 rasteve të vjedhjes në disa biznese në Tiranë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjekte të ndryshme, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cases”. Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 16 rasteve të vjedhjes së shumave të parave në disa biznese në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton Policia.
Ergi Gjeçi i arrestuar për 16 vjedhjet në biznese të ndryshme rezulton një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar më herët për drogë dhe vjedhje. 32-vjeçari është përdorues i kokainës. Ai pikaste biznese të ndryshme ku kishte arritur që të merrte shuma parash nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja.