Connect with us

Kronike

Vodhi mbi 50 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar i kërkuar në të gjithë Evropën për vjedhje është arrestuar në Udine të Italisë. Lamilanoshkruan se Policia e Shtetit të Udines, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Milan Linate, ekzekutuan urdhrin për burgosjen e një 36-vjeçari shqiptar.

Burri duhet të vuajë dënimin me 6 vjet, 1 muaj e 8 ditë burgim për ngjarjet e ndodhura në Udine dhe në provincë midis viteve 2011 dhe 2015. Dënimi i parë erdhi pas arrestimit të burrit dhe 3 bashkatdhetarëve të tjerë, që ndodhi në tetor 2011, kur ata u kapën në një ndërtesë në zonën e Friulit të poshtëm, ku kishin fshehur sendet e vjedhura të shtatë vjedhjeve të kryera në të njëjtën kohë.

Në këtë rrethanë, vlera e mallit të gjetur ishte vlerësuar të paktën 30 mijë euro, ku përfshiheshin bizhuteri ari, celularë dhe kompjuterë. Pas një mase sigurimi arrest me burg, i riu është lënë i lirë. Më 15 gusht 2015, në Lignano Sabbiadoro (UD), ai u hetua në gjendje të lirë, sepse u vu përgjegjës, së bashku me një bashkatdhetar, për kryerjen e vjedhjes në shtëpinë e një sipërmarrësi nga Udine.

Në këtë rrethanë u sekuestrua e gjithë plaçka e vjedhjes, e vlerësuar në rreth 20 mijë euro, ku ndër të tjera përfshiheshin ora të bukura dhe disa bizhuteri.  Burri në Itali kishte një vendbanim të ligjshëm. Pas dhënies së urdhrit të burgut, nga kontrollet rezultoi se në fund të vitit 2018 ai u largua nga Italia, duke u zhvendosur për disa muaj në Gjermani dhe më pas në Belgjikë, ku u arrestua sërish për vjedhje.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *