Kosova
Von Cramon: Pa ekstradim e bashkëpunim për Banjskën, BE me masa dhe jo fjalë ndaj Serbise
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, në një intervistë ka folur për raportin e Bashkimit Europian për Serbinë pas ngjarjeve në Banjskë, në very të Kosovës, më 24 shtator dhe për masat e mundshme ndaj Beogradit.
Ajo ka thënë se Unioni ka masa të tilla, përmes të cilave, ndikimi në Serbi do të ishte i qartë, duke përmendur mundësinë e ndaljes së fondeve financiare. Von Cramon u shpreh se kjo do të ishte një masë e butë për Vuçiçin, por theksoi se gjëja më e keqe që do të mund t’i ndodhte presidentit serb, është që të dalë para elektoratit dhe të shpjegohet se pse iu ndalen fondet dhe pse Bashkimi Europian ka marrë masa ndaj tij.
Von Cramon ka thënë se nëse s’ka bashkëpunim, ekestradim dhe nëse s’ka transparencë për rastin e Banjskës, atëherë Bashkimi Europian, nuk do rri vetëm duke folur por edhe do të veprojë…, duke shtuar gjithashtu se shpreson që disa prej masave do të dalin në dritë së shpejti.
Ajo ka thënë se aktualisht Vuçiç është shumë i dobët nga protestat, dhe ka potencuar se Parlamenti Europian po pret të shoh rezultatet e hetimit për Banjskën deri në fund të vitit.
Sipas Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Raporti i Progresit i publikuar ditë më pare, “ka nënvizuar progresin” në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe konfirmimin e Komisionit që kosovarët do të udhëtojnë drejt BE-së pa viza që nga janari 2024.
Politikania gjermane ka thënë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe normalizimi i raporteve me Serbinë si dhe reformat në sundim të ligjit, përfshirë drejtësinë, janë kyçe në rrugën e Kosovës për në Bashkimin Europian, por gjithashtu theksoi se tani është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës.