Kosova
Vonesë nga frika/ Kosova nuk futet në BE, vetëm se Serbia po sillet keq me të

Autoritetet kosovare, sipas ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, mund ta afrojnë vendin drejt Unionit, megjithatë, sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të ndodh me argumentin se Serbia “është duke vepruar keq me Kosoven”.
Në këtë kontekst, Orav ka vlerësuar se Unioni fillimisht në Kosovë po kërkon një partner, në këtë rast një qeveri të re.
“Kemi nevojë për një partner me të cilin të flasim për hapat e ardhshëm, si të lëvizim më afër Bashkimit Evropian. Shpresojmë shumë që qeveria të formohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka theksuar Orav
Duke folur për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ambasadoti ka potencuar se kjo është një temë “që duhet trajtuar seriozisht dhe pa vonesa”.
“Qëndrimi i BE-së është sërish i qartë: asociacioni duhet të bëhet, dhe është më mirë të bëhet më herët sesa më vonë, për të ecur përpara. Mesazhi im është se ne në BE jemi të gatshëm të ecim përpara dhe shpresojmë shumë që edhe Kosova do të bëjë të njëjtën gjë” potencoi Orav, duke nënvizuar faktin se BE-ja ka nisur t’i heqë në mënyrë graduale masat ndëshkuese ndaj Kosovës, dhe vlerësoi se për të ecur përpara në këtë drejtim duhet një bashkëpunim shumë i mirë dhe i ngushtë me autoritetet në Prishtine.

