Connect with us

Kosova

VOTA E DIASPORES dhe Vuçiç/ Prodhimi politik i ideve të Sheshelit dhe Millosheviçit

“Presidenti serb Aleksander Vuçiç është një prodhim politik i ideve të Sheshelit dhe Millosheviqit. Ai është prodhim i këtyre dy politikanëve kriminalë qe nuk jane ndalur të punojne e veprojne kundër Republikës së Kosovës. Gjatë gjithë kohës kur në Serbi ka patur kriza politike, Kosova është përdorur si mbrojtje apo mburojë për te mbajtur pushtetin kriminelet, kurse edhe në anën tjetër partitë që kanë tentuar të vijnë në pushtet në Serbi, edhe ata kanë pasur të njëjtën parullë kundër Kosovës. Pavarsisht se kush do të vije në pushtet në Serbi, do kete të njëjtin mentalitet politikë kundër shtetit të Kosovës” – keshtu deklaroi analisti Nue Oroshi teksa sqaroi se a po e perdor Vuçiqi çështjen e Kosovës si një mjet për të larguar vëmendjen nga protestat dhe krizën politike në Serbi.

I pyetur per ndikimin e presidentit amerikan Donald Trump në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe a do ishte ai  i mjaftueshëm për të tejkaluar problemet e thella politike dhe ndërkombëtare që ekzistojnë mes dy vendeve, Oroshi u shpreh se Donald Trump është një politikan shumë konkret në zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.

“Unë mendoj se problemi mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është problem i dy shteteve. Këtu problemin kryesor e shkakton Serbia, kurse shteti i Kosovës është në rrugën e tij të ndërtimit. Është Serbia që po i shkakton problemet” – deklaroi analisti politik, I cili gjithashtu duke folur per zgjedhjet e 9 shkurtit tha se ato do te jene shume interesante

“Do jenë interesante për faktin se nuk kemi asnjë alternativë të re politike. Të katër partitë parlamentare për 25 vite i kemi pasur në pushtet. Rezultati i LVV do të varet shumë se sa janë të kënaqur votuesit me qeverisjën e Albin Kurtit. Një faktor tjetër janë edhe votat që do marre presidentja Vjosa Osmani dhe ku do shkojne ato, për shkak të raporteve të prishura mes saj dhe Kryeministrit. Një rol të rëndësishëm do luaj edhe vota e mërgatës, te e cila nuk eshte me ai entuziazem I para kater viteve” – theksoi analisti Oroshi

Advertisement