Connect with us

Politike

Vota e diasporës/ Topalli: Në 2 kuti të Beratit vetëm PS, edhe Enver Hoxha do e kishte lakmi

Përveç numërimit të kutive brenda vendit, procesi ka filluar edhe për votat e ardhura nga diaspora. Partia Socialiste është në epërsi në Berat, Fier, Lezhë dhe në Elbasan. Blu për momentin është Kukësi dhe Shkodra, duke shënuar kështu një kohezion me votat që janë numëruar deri më tani nëpër Qendrat e tjera të Numërimit.

Në lidhje me rezultatin një reagim ka ardhur edhe nga drejtuesja e Partisë Demokratike të PD për diasporën, Jozefina Topalli, e cila u shpreh se në kutitë e diasporës po dalin vota vetëm për PS si ne kohën e diktaturës.

Jozefina Topalli: Sapo ka filluar numërimi i i kutive dhe unë isha duke para qendrat e Beratit. U numërua qendra e parë e Beratit dhe doli mbi 90 për qind për PS. U numërua edhe qendra tjetër, kutia tjetër e Beratit dhe doli po në ato shifra. Nga këtu unë nuk kamë çfarë të them diçka tjetër sepse Enver Hoxha do ja kishte lakmi. Po them që është 90 për qind e më shumë për PS. Nuk ekziston asnjë forcë tjetër politike përveç Partisë Socialiste. Ky është standardi i këtyre zgjedhjeve për dy kutitë e para të Beratit. Që i kam parë unë. Nuk jemi ende duke folur për Greqinë sepse unë besoj se ajo do të dalë 123 për qind për PS.

Advertisement