Politike
‘Votën ose kokën’/ Si u kërcënua çiftin i moshuar: Ju bëjmë copa-copa
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar një kërcënim që sipas tij i është bërë një çofti të moshuarish në Mat, për të votuar kandidatin e PS-së në zgjedhje. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se punonjësi i OST-së Sajmir Hysa së bashku me një person tjetër me emrin Ferit Neziri kanë kërcënuar qytetarin se nëse nuk votojnë për Agron Malaj do t’i bëjnë copa-copa.
Postimi i Plotë:
Votën ose kokën! Ky është kërcënimi që banditë të Ballukut i bënë 80 vjeçarit Arif Këputa në fshatin Bruç të rrethit Mat! Dëgjojeni denoncimin e tij tronditës! Lexoni mesazhin! Dua te dennoncoj qe punonjesi i OST ne Mat z.Sajmir Hysa sebashku me shtetasin Ferit Neziri kan kercenuar nje qytetar ne fshatin Bruç,Nj.As Rukaj Bashkia Mat,pasi kan kercenuar qytetarin Arif Keputa se nese nuk votojne per Agron Malaj do tju bejme cope cope.Ju kujtoj se Z.Arif Keputa eshte i moshes 80 vjec bashke me bashkshorten.Degjoni biseden