Politike
“Votova për Boçin, por më doli Llatja”, Celibashi: Spekulim
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka hedhur poshtë mundësitë që pajisja e votimit elektronik të tjetërsojë votat në Elbasan. Ky reagim vjen pas rastit të ndodhur në lagjen “Partizani”, ku një komisioner i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, pretendoi se kishte votuar për Luçiano Boçin por në fletën e printuar i kishte dalë Gledian Llatja.
Celibashi tha se është e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë. “Të votosh për një kandidat dhe të dalë emri i një tjetër kandidati tek fleta e votimit, probabiliteti është zero dhe këto janë spekulime.
Të gjitha pajisjet janë të koordinuara me një softuar unik, dhe nuk ka shpjegim pse kjo ka ndodhur vetëm në Elbasan dhe jo në vende të tjera.
Më është komunikuar kjo problematikë edhe nga Boçi, dhe e kemi rikonfirmuar me konsulta me specialistë të kompanisë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie që të ndodhë kjo situatë”, u shpreh Celibashi.