Connect with us

Aktualitet

Vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin, moti për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin përjashtuar kthjellimet afatshkurtra gjatë orëve të paradites dhe kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Duke filluar prej orëve të pasdites reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar duke nisur fillimisht nga zona e jugut dhe më pas reshjet e shiut gradualisht shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Në relievet e larta malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

 

Advertisement