Aktualitet
Vrasësi i 3 grave nuk pendohet: Do të vrisja dhe 20 njerëz të tjerë
Dan Hutra edhe pse vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera më 1 Mars nuk është penduar pasi thotë se do ta bënte sërish diçka të tillë.
40-vjeçari gjatë një rrëfimi nga qelia e burgut 302, ka treguar se ai është penduar vetëm për vrasjen e Hasime Dafkut, e cila ishte nusja e familjes Hysa. Ai është i vetëdijshëm për dënimet që e presin por thotë se në qoftë se në shtëpinë e Alketës (e fejuara e tij) dhe Vladimir Kurtit do të gjente 20 njerëz do t’i vriste të gjithë.
Pjesë nga deklarata e tij:
Ata kanë të drejtën e vetë të ngrenë çdolloj akuze, unë të drejtën time të mbrohem edhe të shpjegohem. Nuk dua të përfitoj asnjë gjë, unë e di se do marr 2-3 burgime të përjetshme dhe nuk më intereson fare kjo. Çfarë kam bërë, e kam bërë me vetëdije dhe nuk bëhem kurrë pishman. E di për kë jam bërë pishman? Jam bërë pishman për atë vajzën nga Kukësi, ajo ka shku e pafajshme dhe unë i kërkoj një ndjesë të madhe familjes të asaj edhe pse ndjesa ime nuk pi ujë se dhimbja e tyre është shumë e madhe, por realisht unë 20 veta po të kisha gjetur aty në shtëpi, si te shtëpia e Alketës dhe si te shtëpia e Vladimir Kurtit, unë nga 20 veta do t’i vrisja të gjithë.