Connect with us

Kosova

Vrasësit e Vuçiç janë gati/ Firmos marrëveshjen dhe vdis

Nenad Çanak, një nga politikanët më liberal në Serbi që i përket Lidhjes të Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe ndër të vetmit që e njeh pavarësinë e Kosovës, i pyetur për takimin e 18 marsit në Ohër dhe për atë nëse pret që të nënshkruhet marrëveshje, Çanak tha se presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq në këto momente është duke bërë zgjedhjen e tij mes eleminimit fizik nga Rusia nëse firmos planin europian dhe vdekjes së tij politike nëse refuzon marrëveshjen pasi që Serbia do të kolapsohet pa investimet e Perëndimit.

“Tani pyetja është se cila ndjenjë do të jetë më e forte te Vucic? Të jetojë apo të vdesë? Ai po përpiqet  gjatë gjithë kohës ta shtyjë, të blejë kohë dhe të mos thotë as po e as jo. Por mendoj se durimi i Perëndimit ka përfunduar. Shpresoj ky plan të pranohet nga Kurti dhe Vucic dhe pastaj do të shohim sesi do të vazhdojë situate me Kosovën komshi shtet i pavaruar”

“Patjetër që PO” – u shpreh i bindur Çanak kur u pyet nëse mendon vërtetë  se Vucic rrezikon te vritet nga Rusët, nëse bën marrëveshje me Kosovën në Ohër.

Në fund, Çanak e përmbyll bashkëbisedim duke thënë “Slava Ukraini” dhe shtoi se Ukraina është duke mbrojtur të gjithë botën me luftën kundër Rusisë.

Për Kosovën tha se është me fat që ka prezencë amerikane, por theksoi se pavarësisht kësaj s’mund të jesh i lumtur kur fqinjët kanë probleme.

Rrugën e vetme për të dalë nga kjo situatë Çanak e sheh që të gjithë shtetet e rajonit të jenë në BE dhe NATO dhe të ketë një rajon ku kufijtë kanë shumë pak rëndësi. Sipas tij nëse do të fillohet përsëri me idetë e shteteve të mëdha, atëherë do të rifillohet me numërimin e gjakderdhjeve.

Advertisement