Aktualitet
Vrasja 14-vjeçarit në Tiranë, lajmërohet protestë të enjten! Marshim drejt Ministrisë së Arsimit
Vrasja e 14-vjeçarit mesditën e djeshme, ka prekur jo pak opinionin publik. Ndërsa është njoftuar një protestë ditën e enjte, në orën 11:00.
Njoftohet se marshimi do të fillojë nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit. Prindër, mësues dhe qytetarë të shumtë të prekur nga ngjarja tragjike pritet të marrin pjesë në protestë.
Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve tësaj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.