Connect with us

Kronike

Vrasja e 14 vjeçarit/ Deputetja: Pse është kaq i rëndësishëm Klajdi Begaj që Policia po e mbron?

Babai i Luisit dhe shoku i Martinit, që ndodhet ende në spital, kanë bërë publike dëshmitë e tyre, por Policia e Shtetit i ka hedhur poshtë këto akuza. Doda ka shprehur shqetësimin se autoritetet po mohojnë faktet që vijnë nga viktimat dhe pyet se përse po mbrohet Klajdi Begaj, i cili mund të ketë qenë pjesë e krimit, duke thënë: “A mundemi të kuptojmë pse është kaq i rëndësishëm ky bashkëautor i krimit sa po heshtin të gjithë dhe po mundohen ta bëjnë të paqenë dëshminë e viktimës i cili është ende në jetë?”

Deputetja gjithashtu ka kërkuar që prindërit e Mario Përlleshi-t të dalin dhe të kërkojnë një ndjesë publike për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur, duke theksuar nevojën për transparencë dhe drejtësi.

“Prej dy ditesh ndjehem ne konfuzion te plote dhe ne nje zemerim te natyrshem. Babai i djalit te plagosur ne tragjedine e vrasjes se Martinit deklaron se kane qene edhe djem te tjere dhe me emer mbiemer denoncon Klajdi Begaj si pjestar e bashkeautor i vrasjes. Policia e mohon kete fakt-deshmi i cili vjen drejtperdrejte nga viktima. A mundemi te kuptojme pse eshte kaq i rendesishem ky bashkeautor i krimit sa ka heshtur i madh e i vogel e mundohen ta bejne te paqene deshmine e viktimes i cili eshte nje mrekulli qe eshte ende ne jete??? Dhe e fundit… nje ndjese publike a nje fjale ngushellime nga prinderit e vrasesit do ishte gjeja me njerezore ne keto momente… gjest i cili po mungon…

Advertisement