Connect with us

Politike

Vrasja e 14-vjeçarit/ Gjekmarkaj i ashpër: Këmbanë alarmi për shoqërinë

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit sot në një shkollë në Tiranë, pas një sherri masiv.

Gjekmarkaj tha se vrasja e adoleshentit është një këmbanë alarmi për shoqërinë. Ai tha se për ngjarje të tilla duhet hetim dhe dënim i rëndë.
Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj: Është ngjarje tronditëse dhe nuk ka fjalë për të ngushëlluar prindërit që kanë humbur fëmijën. Shpreh shqetësimin tim si prind e pedagog për sigurinë në shkolla dhe në jetën publike. Kjo është këmbanë alarmi për mbrojtjen në shkolla. Duhet hetim dhe dënim për raste të tilla, pasi ngjarje të tilla trondisin thelbin e shoqërisë.

Zonja Ina Zhupa i ka kërkuar zonjës Manastirliu që të japë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë. Manastriliu shprehu shqetësimin për këtë ngjarje dhe e besoj se është e shqetësuar, por ajo ka përgjegjësinë si ministre që të japë ambient të sigurt për fëmijët.

Advertisement