Politike
Vrasja e 14-vjeçarit/ Rama akuza ndaj opozitës: E kthyen viktimën në mish
Kryeministri Edi Rama komentoi sot nga Londra vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe mënyrën se si opozita e menaxhoi ngjarjen tragjike.
Edi Rama: Çdo vrasje është një fatkeqësi dhe ku merret një jetë krejt e re tragjedia është e madhe jo veç për familjen por edhe për shoqërinë. Por kur tragjedia e një vrasje e prek sot vendin tonë edhe më shumë del në pah nevoja që Shqipëria ka për ju
Pse e them këtë në këtë pjese, një fëmijë vritet tragjikisht nga një fëmijë tjetër, por ne vend që të ketë vetëpërmbajtje dhe respekt dhe angazhim të të gjithëve në kërkim të të mirës…Ndërsa në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujërave të zeza të politikës dhe askush nuk pyet për viktimës as për dhimbjen e të afërmeve, as për nevojën e komunitetit për të kuptuar së bashku cili është roli.
Por kush të mundet përpiqet të tërheqë opinionin publik në ato kanale, duken ushqyer urrejtjet, nxitur ndasi, duke tjerrë me ditë e me netë lloj lloj marifetesh dhe protestash kundër qeversië dhe për ta kthyer viktimën në mish ptr topat e interesave të politikës.
Ku bën vaki, në cilin vend demokratik që pa u varrosura kufoma e një viktime të pafajshme të dalin gjithë djajt nga shishet dhe ti’a marrin valles së luftës për pushtet, dhe varës së inateve duke shqelmuar trurin e njerëzve të lënduar prej tragjedisë.