Aktualitet
Vrasja e 20-vjeçarit/ Babai i viktimës: Shteti të na sjellë trupin në Shqipëri
Pas vrasjes së djalit të tij në Suedi, Report Tv ka siguruar një dëshmi të babait të viktimës, Alket Spaho por pa praninë e kamerave. Familja e tij e ka ende dhimbjen shumë të freskët dhe nuk mund të prononcohen përpara kamerave. Alket Spaho ka rrëfyer lidhur me ngjarjen e rëndë, 10 ditë më parë ku humbi të birin, Lauren Spahon.
Sipas asaj që deklarojnë vetë familjarët 20 vjecari ka marrë vetëm një plagë në gjoks duke i dëmtuar aortën kryesore të zemrës.
Të rinjtë kanë qenë në pedonale të qytetit Karlstad të Suedisë aty ku Laureni u gjet mes një konflikti të çastit mes bashkëmoshatarëve të tij, konflikt ky që do i merrte jetën.
20 vjecarit nga Korça u dërgua menjëherë në spital pas ngjarjes ku qëndroi për 24 orë në gjendje kome dhe më pas fatkeqësisht ndërroi jetë.
Familjarët të gjendur përballë kësaj fatkeqësie të madhe kërkojnë ndihmë nga shteti për të sjellë trupin në Shqipëri pasi edhe pse kanë kaluar 10 ditë pas ngjarjes së rëndë ende nuk ka asnjë të re nga ambasadat. Policia suedeze ndërkohë ka shoqëruar të gjithë grupin e konfliktit dhe pas procedurave kanë mbajtur vetëm 3 prej tyre