Connect with us

Kosova

Vrasja e 27-vjeçarit që shkaktoi zemërim në Kosovë, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla

Në mesin e tronditjes së thellë që i ka shkaktuar opinionit publik në Kosovë vdekja e 27-vjeçarit Agon Fejzullahu në duart e policisë, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si një akt moral të përgjegjësisë së tij pas ngjarjes së rëndë.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se organet e shtetit duhet t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së rastit.

Kërkoj përgjegjësi nga organet e shtetit për zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarjeje që na ka tronditur të gjithëve. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme si një akt moral i përgjegjësisë së tij politike dhe ligjore”, u shpreh Përparim Gruda, PDK.

Komentet e Grudës erdhën nga foltorja e Kuvendit, pas dështimit për herë të 44-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë. PDK-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive sot që të propozonin një përfaqësues i cili të siguronte mbarëvajtjen e votimit, teksa këmbëngulin se kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë, është jo kushtetuese.

Advertisement