Connect with us

Aktualitet

Vrasja e Arben Lleshit: Pas krimit, Sokol Mjacaj kërcënoi gardianët, bllokoi rrugën e kalimit

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj ekzekutoi të burgosurin Arben Leshi brenda qelisë së tij mesditën e së premtes .

Ai ka qenë në zonën e ajrimit dhe e ka thirrur Arben Lleshin tek dritarja e qelisë së tij. Kur viktima është përgjigjur Sokol Mjacaj ka qëlluar 5 herë në drejtim të tij me pistoletë.

Tre plumba kanë kapur Arben Lleshin, i cili nuk i mbijetoi plagëve duke ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij i qelisë u qëllua me 1 plumb.

Gaxetarja Klodiana Lala, tregoi se pas krimit, 28-vjeçari ka kërcënuar gardianët dhe të burgosurit e tjerë, ndërsa u ka bllokuar rrugëkalimin familjarëve të të dënuarve.

“Ai është ndodhur në ambientin e ajrimit kur është afruar afër qelisë së Arben Lleshit, tek dritarja e tij, e ka thirrur në emër për t’u siguruar se ishte Arben Lleshi dhe në momentin që iu është përgjigjur, Sokol Mjacaj ka qëlluar me pesë herë me armën e tij tip pistoletë.

Tre plumba e kanë kapur Arben Lleshin në trup duke e plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë Indrit Shaqja është plagosur me vetëm një plumb. Pas kësaj ngjarje, Sokol Mjacaj ka kërcënuar gardianët dhe të dënuarit e tjerë të cilët kanë tentuar ta sulmojnë për shkak të krimit që kishte kryer.

Ai ka hyrë në një nga qelitë duke bllokuar rrugën kalimin e familjarëve të të dënuarve të cilët në atë orar ndodheshin në takim duke krijuar një situatë të paprecedentë dhe të rëndë, tension e frikë. Pas orësh kontakti dhe negociatash  me drejtuesit e burgut, por ka pritur edhe ardhjen e RENEA, forcave të policisë dhe zyrtarëve të prokurorisë e më pas është vetëdorëzuar”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Advertisement