Connect with us

Kronike

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Dëshmon personi që i shiti motorin Edmond Haxhisë: E takova në Velipojë

Është mbajtur sot seanca gjyqësore për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si personi që ekzekutoi në Shëngjin, biznesmenin Ardian Nikulaj, si vrasës me pagesë.

Në seancën e zhvilluar, dhanë dëshmitë e tyre disa persona të lidhur me hetimin, përfshirë të afërm të Edmond Haxhisë. Në dëshminë e tij, i afërmi i Haxhisë ka deklaruar se e ka takuar atë në Velipojë dhe ka parë një person me ngjyrë, por nuk mundi ta identifikonte nëse ishte Ruben Saraiva.

Mes dëshmitarëve ka qenë edhe personi që i shiti motorin Haxhisë. Ai tha se nuk i kujtohen shumë detaje për shkak të kohës së kaluar, por kishte dhënë një deklaratë te noteri ku përshkruante fizikisht blerësit. Nga përshkrimi dyshohet se njëri prej tyre ishte pikërisht Edmond Haxhia.

Para hetuesve folën edhe taksisti që transportoi shtetasin britanik Harry Simpson si dhe administratori i hotelit ku ai qëndroi gjatë kohës së atentatit.

Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill të 2023, teksa ndodhej brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin. Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë: Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit, arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në Dhjetor të 2023.

Advertisement