Politike
Vrasja e Azemit, Berisha komenton dënimin e Izet Haxhisë
Izet Haxhia do të vuajë përfundimisht 21 vite burg. Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Vendim i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Izet Haxhinë. Gjykata e Tiranës e dënoi Haxhinë në shkurt të këtij viti me 21 vite burg, në lidhje me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998. Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim. Sali Berisha ka komentuar dënimin e Haxhisë, duke thënë se edhe pse u kërkua që Haxhia të ekstradohej nga Turqia për të vuajtur dënimin, kjo gjë nuk u realizua.
“Kishte ardhur për të fshehur krimin. Dy vëllezërit Haklaj, erdhën për ta vrarë Azem Hajdarin. Absolutisht erdhën për ta vrarë siç bënë pa asnjë diskutim. Hajdarit i thanë se ka një apo dy makina. Ai doli dhe tek porta i ka thënë Sali Lushës na sjellë një automatik. Vetëm për Hajdarin kanë ardhur. Aty nuk u hetua se kush ua kërkoi atyre për të vrarë Hajdarin? Qeveritar. Janë qeveritar, ata që e kërkuan.”
“Kur e kuptova se nuk ishte Nano… Ai nuk e bëri saktësimin. Në fillim kisha dëshmitar njëri pas tjetrit. Ata shkuan në veri tek Nehati. Më binin telefonat se kaluan Mamurrasin, Urën e Matit. Ishte e tmerrshme për vendin. Nuk i ndaluan në asnjë postbllok. Se bëri qeveria? Qeveria nuk i ndalonte. Prokurorët ndërkombëtarë bënë punën, nuk shkuan tek organizatorët por tek pjesëmarrësit shkuan.”
“Turqit nuk e prunë në Shqipëri, Haxhiajn. Duhet ta sillnin se ishte një akt terrorist.” tha Berisha.