Connect with us

Aktualitet

Vrasja e babë e bir/ Burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Capja, Florenc Çapjan  dhe Olsi Lekun, të akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, ndërsa xhaxhai i tij Ardian Çapja ndodhet pas hekurave.

Gentian Beqiri u qëllua për vdekje më 15 gusht 2012 në banesën e tij kur ndodhej në ruajtje nga policia në gjendjen e “arrestit të shtëpisë”. Beqiri ishte dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Po atë ditë u dhunua edhe babai i tij Nezir Beqiri i cili ndërroi jetë.

Për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit janë akuzuar edhe Etien Cani i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri po në vitin 2020 si dhe Ervis Bardhi.

 

 

Bardhi është ai ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan, ndaj babë e birë, Nezir dhe Gentian Beqiri.

Advertisement