Connect with us

Kronike

Vrasja e babë e bir, SPAK kërkon sekuestrimin e Florenc Çapjas

Prokuroria e Posaçme SPAK, i ka sekuestruar 10 pasuri të paluajtshme Florenc Çapjas i akuzuar për vrasjen e babë e bir Nezir dhe Gentian Beqiri në 2012 në Elbasan. Ndaj tij gjithashtu ka nisur edhe një hetim nga SPAK për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit ta ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Pasuritë e sekuestruara janë 4 pasuri tokë arë, 2 e ndërtesa, 2 godina banimi, lavazh bar kafe dhe një automjet tip ‘Audi’.

1.       Tokë Arë me sipërfaqe 500 m2 në Udënisht në emër të Ferit Muçës
2.       Ndërtesë Ekonomiko-Sociale 36 m2 në Elbasan në emër të Fejzulla Çapjas
3.       Tokë Arë+Truall+Ndërtesë me sipërfaqe totale 1756 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapja.
4.       Godinë Banimi me sipërfaqe trualli 498 m2 dhe 293 m2 banesë në emër të Fejzulla Çapjas.
5.       Truall dhe ndërtesë me sipërfaqe totale 360 m2 në emër të Bledar Muçës
6.       Tokë Arë me sipërfaqe 720 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapjas.
7.       Tokë Arë me sipërfaqe 764 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapjas
8.       Tokë Arë me sipërfaqe totale 1380 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapjas
9.       Automjet tip “Audi A8 Marka 4E”
10.     Lavazh dhe Bar-Kafe në emër të Fejzulla Çapias.

Por si ndodhi vrasja e babë e bir në Elbasan?

Gjithçka nisi pas vrasjes së Sokol Çapjas në Elbasan, më 26 dhjetor të vitit 2005. Gentian Beqiri bashkë me babain e tij është një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas. Në 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapjas. Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapjes dhe e plagosën atë, i cili më pas vdiq në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta. Vrasja e Gentian Beqirit dhe babit të tij, Nezirit ndodhën në vitin 2012. Ky i fundit ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës. Për këtë krim, policia arrestoi Arben Jaçen dhe Florenc Çapjen, ndërsa në kërkim Jorgo Leka. Edhe në këtë rast ashtu si në rastin e Rexhepit, personat u lanë të lire për mungesë provash. Jaçe pati pretenduar se gjithçka ndaj tij ishte një inskenim pa asnjë provë. Ndërsa Bardhi në dëshmi ka deklaruar se bashkë me Lekun qëlluan Gentianin.Më pas Jorgo Leku ka qëlluar babain e tij. Vrasja është kryer me sende të forta si rrahje dhe mbytje me jastëk.

Advertisement