Kronike
Vrasja e biznesmenit italian, Eqerem Braçe dhe djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore, merren 4 herë në pyetje

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës.
Burime bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen po merren në pyetje ortaku i biznesit të italianit, shtetasi Eqerem Braçe, si dhe dy djemtë e tij, Gazment Braçe e Daniel Braçe.
Bëhet me dije se këta persona deri tani janë marrë katër herë në pyetje. Një herë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, një herë nga Prokurori, një herë nga specialistët e krimeve që kanë mbërritur nga Tirana dhe një herë tjetër sërish nga OPGJ.
Në pyetje nuk është marrë personi i katërt i cili qëndron në korridor, emri i të cilit ende nuk dihet.
Arsyeja e marrjes katër herë në pyetje është se të tre personat kanë dhënë dëshmi kontradiktore për ngjarjen. Një herë kanë thënë që e kanë gjetur italianin në rruge të vdekur, një herë kanë thënë se e gjetën të plagosur dhe u vdiq në duar, një herë kanë thënë se ishin me italianin dhe i qëlloi dikush që u zuri rrugën me armë.
Kjo ka nxitur organet e hetimit të ripyesin personat që kanë dhënë dëshmitë, pra Eqrem Braçen me dy femijët e tij.
Ndërkaq Eqrem Braçe në momentin e ardhjes në Gjirokastër u paraqit në Spital, pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të rënies së sheqerit dhe tronditjes që pretendonte se përjetoi.
Viktima ndodhet në Tiranë, në pritje të autopsisë dhe konfirmohet se plaga që ka marrë është në pjesën e femurit.

