Rajon
Vrasja e Devi Kasmit/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin, burg përjetë për komandon grek
Ish-komandoja i forcave ushtarake greke, Efthimios Eftimius do të qëndrojë përjetësisht në qeli pasi gjykata e Lartë e ka gjetur fajtor për ekzekutimin e Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 janarit 2018 në Tiranë.
Elton Halipaj, do të vuajë 33 vite burgim, pasi dyshohet se i siguroi shtetasit grek, të gjitha mjetet për të kryer ekzekutimin.
Kolegji penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Ervin Pupe e Mehdi Bici lanë në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit për dy të pandehurit.
Si organizator të vrasjes së Kasmit, prokuroria akuzon Aurel Hoxhallarin, i cili është dënuar me burgim përjetë, por ndodhet ne arrati.
Devi Kasmi ishte në përplasje me Domart Konjarit, një tjetër personazh i njohur i përfshirë në trafik kokaine.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, ka dyshime se vrasja e Devi Kasmit ndodhi për prishje të pazareve të drogës mes grupeve rivale.