Connect with us

Aktualitet

Vrasja e Edmond Papës, i njohuri i viktimës bashkëpunoi me vrasësin

Edmond Papa, 49-vjeçari që u vra më 9 plumba dyshohet se është ndjekur nga autori prej disa ditësh. Por jo rastësisht. Ka dyshime se vrasësi i 49-vjeçarit, ende i paidentifikuar kishte marrë informacione të sakta për lëvizjet. Një i njohur i viktimës mund të ketë vënë në dijeni autorin edhe për udhëtimin e 49-vjeçarit në Tiranë. Ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri pasi do të vizitonte nënën e tij.

Kur kanë kaluar 2 ditë nga vrasja, grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të zonës ku ndodhi vrasja edhe të ditëve të mëparshme, për shkak se dyshohet se autori ose autorët mund të kenë vëzhguar më herët zonën pranë banesës së vëllait të Edmond Papës. Derisa arriti që ta gjente vetëm brenda një lokali, ku edhe e la të vdekur me 9 plumba brenda një lokali.

49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua më 16 dhjetor rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, ndërsa autori u zhduk nga vendi i ngjarjes duke u larguar në këmbë.

Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, pasi ishte i dënuar me 7 vite burg për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Në Sarandë, qyteti nga i cili ishte, viktima nuk njihej si njeri problematik por edhe me identitet tjetër, pasi përdorte edhe mbiemrin Hoxha. Ndërsa veç pronar i hotelit ‘Blue Sky’, ai kishte edhe një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë Gjykatës së Sarandës. Ndaj dhe vrasja e tij dyshohet se nuk ka të bëjë me një konflikt të çastit, por ka qenë si rezultat i prishjes së ndonjë pazari mes viktimës dhe autorit, ose porositësit të krimit.

Advertisement