Connect with us

Kronike

Vra’sja e efektivit/ Apeli kërkesë SPAK-ut: Na jepni bisedat në SKY ECC të Ervis e Brilant Martinaj

Gjykata e Apelit e cila po shqyrton dosjen penale ndaj Redion Hysës dhe Nikollë Sherrnikut lidhur me vrasjen e policit Xhulio Prela ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme dhe kërkon prej saj informacion nëse në aplikacionin e koduar Sky ECC ka biseda apo të dhëna që lidhen me krimin e rëndë.

Redion Hysa, është shpallur i pafajshëm na Gjykata e Lezhës, lidhur me akuzën e vrasjes se ounonjësit të policisë, në një kohë që prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vite burgim, ndërsa Sherrniku, lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj, akuzohet për krijim të kushteve për te kryer vrasje lidhur me këtë ngjarje.

Për vrasjen e Xhulio Prelës, fillmisht u akuzua Brilant Martinaj, kushëri i parë i Ervis Martinaj. Më vonë prokuroria e pushoi akuzën për të dhe arrestoi Hysën, pasi në depozitën e ujit mbi shtëpinë e tij u gjet pistoleta me të cilën oshte kryer krimi, edhe pse në të nuk u gjetën gjurmë të gishtërinjve të të arrestuarit.

 

 

Gjatë shqyrtimit të dosjes në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm janë marrë dëshmitë e zyrtarëve të policisë që hetuan çështjen, në një kohë që gjykata ka vendosur t’i kërkojë SPAK bisedat e mundshme në Sky ECC në kohën kur ngjarja ka ndodhur, mes Ervis Martinaj kushëririt të tij të ndjerë Brilant Martinaj dhe nëse këta të dy apo përdorues të tjerë kanë biseduar për krimin dhe nëse implikuar dy të pandehurit Hysa e Sherrniku.

Pasi të administrojë këtë provë, Apeli do të firmosë dhe verdiktin e tij lidhur me dy të pandehurit.

Xhulio Prela u vra teksa kthehej nga Shkodra drejt Tiranës, pasi kishte shoqëruar një të afërmin e tij. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, të vetmet automjete që rezultojnë të ketë lëvizur ne atë rrugë për një kohë të fjarë, për shkak se këvizjhet ishin të kufizuara nga pandemia e cpvidit, janë ai që dretohej nga Xhuilipo Prela dhe i dyti nga Brilant Martinaj.

Kjo e fundit provohet nga kamerat e siguisë që një karburanti shumë pranë vendit ku ndodhi krimi, ku Martinaj i veshur me rroba ushtarake ndalohet dhe furnizon makinën me karburant. Brilant Martinaj u ekzekutua me 17 korrik 2022 tek mbikalimi i Fushë Krujës bashkë me dy miqtë e tij dhe pas atentatit mafioz gjykarta e Lezhës liroi nga akuzat Redion Hysën, pas afro dy vitesh qëndrimi në paraburgim.

Advertisement