Connect with us

Kronike

Vrasja e Egli Progës/ Eksperti Softa zbardh detaje: Janë fshirë pamjet

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i ftuar në një studio televizive, analizoi ngjarjen e ndodhur në Pogradec, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Egli Proga. Softa tha që ka raportime se lokali ku ndodhi ngjarja ka fshirë pamjet dhe mungon DVR-ja, megjithatë ajo duhet sekuestruar dhe hetuesit të kërkojnë gjurmë.

Për Softën është me rëndësi që ekspertiza mjekoligjore të tregojë nëse kemi patur goditje me grushte apo sende të forta. Eksperti vë në dukje se dhuna e ka shkaktuar vdekjen. Ai shton se ka shumë gjurmë që mund të merren në vendngjarje, dhe krimi s’mund të klasifikohej si “vrasje nga pakujdesia” nga Prokuroria.

Ngjarja është goxha e rëndë, sepse ka marrë vëmendjen e opinionit publik. Brenda saj ka pasur enigmë dhe s’mund të mungonte reagimi zyrtar i drejtorit të Policisë, z.Brataj dhe kryeministrit. Viktima, 42-vjeçari, në momentin që ka dalë nga subjekti i tij ka qenë shumë i qetë, tregon që s’ka qenë i dehur, i stresuar. Momenti kur ka ndodhur konflikti mungojnë pamjet filmike, lokali ku ka ndodhur ngjarja i ka fshirë pamjet, mungon DVR-ja. Në DVR mund të jetë bërë një restart, një riformatim. Nëse do merret DVR-ja mund të zbulojmë të vërtetën. Pretendoj që Policia ose Prokuroria duhet ta ketë sekuestrojë edhe pse mund të kemi fshirje të pamjeve të sigurisë. Personat e lokalit janë dëshmitarë. Ekspertiza mjeko-ligjore ndaj viktimës është shumë e rëndësishme.

Do shikohet nëse personi ka qenë i goditur me shpullë, grusht, apo sende të forta. Nëse do kemi goditje me grushte, duhet të kemi mavijosje, fryrje. Nëse kemi çarje tregon që mund të jenë përdorur sende të forta. Duhet të ndërtohet skena e ngjarjes, dhe marrje të telefonave të viktimës dhe autorit. Mund të jenë tabulatet që mund të zbardhen për të parë dinamikat. Duhet të jetë më i thelluar hetimi, gjithëpërfshirës, dhe i paanshëm. Unë s’mund të them ato që u thanë momentin e parë, lidhjet politike, që i përjashtoj. Por motivet e vërteta duhet të zbardhen. Ndihma e parë është shumë e rëndësishme. A është ruajtur vendi i ngjarjes? Sepse shoh disa persona që tentojnë ta prekin. Të merret ajo cigarja, të shikohen gjurmët biologjike. Çdo gjë në vendngjarje duhet të jetë pjesë e dosjes. Pastaj vijmë të vrasja e dytë.

Ku policia e ka referuar vrasje me dashje dhe prokuroria apo gjykata e quan vrasje nga pakujdesia! Dhuna e ka shkaktuar vdekjen. Kur ti je kaq i shqetësuar qëllo me lule, pse duhet të qëllosh me leva, doreza. Mënyra si godet tregon që shfryn duf. Pse erdhi ky konflikt? Ai ishte në normalitetin  e tij. Gjobvënia  ka nisur vite më parë. Në tregun e Shkodrës u bënë masive. Është një fenomen i mafies siçialiane. Kjo mund të ketë ndodh edhe në Pogradec. Profili i atij personi duhet marrë i veçuar. A është person me precedentë penalë apo kontingjent. Konflikti banal është grusht, nëse janë përdorur sende të forta s’ka konflikt banal”.

Advertisement