Kronike
Vr’asja e Eleonora Toçit/ Babai: Krushku më ka borxh gjakun e vajzës
24-vjeçarja Eleonora Toçi u vra nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi 30-vjeç mëngjesin e 9 tetorit në San Felice, në provincën e Caserta-s, në Itali. 30-vjeçari, punëtor bujqësie në zonë, vrau gruan e tij, duke e mbytur, ndërsa dëshmitarë të krimit të rëndë ishin dy fëmijët e mitur 4 dhe 6-vjeç. Ndërkohë, babai i 24-vjeçares, Mehmet Gjura, akuzon krushkun dhe krushkën e tij, për krimin e rëndë.
“Nuk kemi komunikuar me krushkun, pasi është ai që i ka bërë këto gjëra. Ai ka marrë asistencën dhe i ka lënë pa bukë. Djali i tij nuk ka qenë i sëmurë, ndoshta kjo ka qenë arsyeja që ka kaluar në depresion. Pse nuk vrau familjarët e vet ai, po vrau gocën time? Vrau vajzën time, për cilën arsye? Ai ka qenë normal, nuk ka qenë në depresion. Nuk ka pasur ndonjë tradhti as ndaj vajzës sime, as ndaj atij. Unë i kam çuar bukë vajzës sime, këta nuk i çonin bukë”, shprehet Mehmet Gjura.
Ai thotë se krushku i tij i ka borxh gjakun e vajzës dhe për këtë ai thotë se i ka çuar edhe fjalë.
“Unë e prita 3 ditë, sipas zakonit dhe kanunit, por ai s’më solli asnjë haber. Unë ia kam dërguar një haber: i kam thënë që sot e një mijë vjet më ke borxh gjakun e vajzës”, shprehet Gjura.
Ai është i bindur se shkaktari i kësaj ngjarjeje të rëndë janë krushku dhe krushka i tij.
“Qazim Laci i ka shkuar dhe i ka thënë or ti Bashkim mos bëj shpifje kot. Je gabim. Kërkoj nga shteti shqiptar, nga ambasada, që të më sjellin trupin e vajzës nga Italia. Unë s’kam bukë të ha dhe jo të marr trupin e vajzës ta sjell në Shqipëri”, rrëfen babai i Leonorës.