Connect with us

Aktualitet

Vrasja e Endri Mustafës/ Nëna: S’e qëlloi Ibrahim Lici, por…

Endri Mustafa, 32 vjeç, u gjet i vrarë më 17 maj 2021 në zonën e livadheve në Shkodër. Emisioni “Uniko” intervistoi nënën e Endri Mustafës, zonjën Fahrije, e cila zbuloi se kush e organizoi vrasjen e djalit të saj, duke përmendur me emër se autor ishte Astmer Bilali. Sipas saj, e gjitha është 15 majit 2021 pas një mesazhi në celular.

Në rrëfimin e saj, dy ditë më vonë, Policia gjeti trupin e pajetë të 32-vjeçarit rreth 1.9 kilometra larg shtëpisë, ndërsa shtoi se halla e Ergys Maljas kishte dalë nëpër lagje, pa u marrë vesh ngjarja dhe pa u gjetur kufoma, se 32-vjeçarin e kishin vrarë persona të familjes Lici, konkretisht Ibrahimi. Ajo është shprehur e bindur dhe e vendosur se gjithçka për vrasjen e të birit ishte planifikuar në vrasjen e Bilalit, ndërsa në ndihmë kishin shkuar edhe vëllezërit Arrazi.

“Më tha nuk jam vetëm por jam me Colin, është Edison Arrazi, vëllai i Erdgys Arrazit. Janë 2 vëllezër, kanë hyrë e dalë tek ne. Janë shokët e Astmer Bilalit. Atë natë që e kanë kapur Edisonin ka qenë për djalin tim. Edisonin, e thërrisnin Col. 2 javë para vrasjes nuk ka ardhur në shtëpi. Nuk ka ardhur, por në telefon ka folur. Jam shumë e bindur që djali tha nuk jam vetëm me Ergysin, por jam edhe me Colin, në pret atje tek bypasi. Atje e ka pritur Edison Arrazi. Eri, nuk na ka ardhur në shtëpi tonë, po tek Astmer Bilali. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam pasur asnjë kontakt me Bilalët, tash që kanë kaluar 1 vit e 6 muaj. I kanë pasur para borxh djalit tim. Kanë pasur edhe një djalë daje me emrin Alban që i kishte 8 milionë lekë borxh. Këta i thanë që do t’i japim ne. I tha Erdgysi. Ky i kishte 9 mijë e ca euro. Donte që t’i paguante ky derisa e vranë. Djali me fajde, por edhe borxh i kanë pasur. E gjithë gjurulldia është bërë në shtëpinë e Astmer Bilalin. Ibrahim Lici nuk ka implikim në vrasjan e djalit tim. Asnjëherë nuk e ka bërë Ibrahim Lici. Të vërtetën them për atë natë bajrami që ka kanë vrarë djalin. Halla e Ergys Males doli nëpër komshinjtë dhe i thoshte njerëzve; kishin vrarë Endrin ata Lict. Nuk e dinte askush çka ndodhur me ta. Ne si familje nuk kemi ditur gjë. E kanë bërë të gjithë për t’ja lënë në dorë Ibrahim Licit,“-tha ajo në intervistën e saj.

Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve maj të 2021 në Shkodër, dy ditë pasi e shoqja dhe familja e tij kishin bërë kallëzim në polici. Gruaja e viktimës, Ingridi tregoi se ka qenë 15-vjeçari që me foton e një kali e nxorri nga shtëpia dhe e çoi në duart e vrasësve. Pavarësisht shpalljes në kërkim të Licit, Ingrid Mustafa siguroi në deklaratë për mediat se të shoqin nuk ia ka vrarë fisi Lici dhe as fisi Bajri. Gishtin ajo e drejtoi vetëm tek 15-vjeçari. Ndërsa i mituri është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë, duke mos dhënë asnjë detaj më për vrasjen që mendohet se ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.

Advertisement