Connect with us

Kronike

Vra’sja e Fatbardh Licit, Bajri u arrestua pas një ‘përgjimi ambiental’: Janë thashetheme

Akuzat kundrejt Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit për vrasjen e Fatbardh Licit dyshohet se janë ngritur pas një përgjimi ambiental. OraNeës shkruan se biseda e përgjuar mes të burgosurve ku flitet edhe për ekzekutimin e Fatbardh Licit është paraqitur edhe në seancën e mbajtur më 24 shkurt, ku u vendos lënia në masën “arrest me burg” për Safet Bajrin dhe dy të tjerët që ndodhen pas hekurave për të tjera akuza.

Vetë Safet Bajri ka kërkuar që përgjimi të mos merret si provë duke pretenduar se bisedat janë në kuadër të thashethemeve.

SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin, për të cilin ‘fajësoi’, Behar dhe Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin. Po sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre.

Advertisement