Aktualitet
Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, gjykata jep dënimin për autorin dhe bashkëpunëtorët e tij
Gjykata ka dhënë dënimin për katër të rinjtë cilët akuzohen për vrasjen e bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, Fatjon Bicit.
Ergi Karaj Është dënuar me 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armë mbajtje. Në total, Karaj dënua me 27 vite burg, por me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg.
Autori i dyshuar i vrasjes, Orgito Çarçiu është dënuar për katër vepra penale me 21 vite burg, por me gjykim të shkurtuar ai do të vuajë 14 vite burg. Xhonatan Çekrezi është dënuar nga gjykata për katër vepra penale me 12 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 8 vite burg. Ndërsa Stiven Murati u dënua nga gjykata me 10 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
Si ndodhi ngjarja?
Më 16 maj 2023, 16-vjeçari Fatjon Bici u vra me thikë pas një sherri me 4 bashkëmoshatarë të tij. Ai ka qenë në shkollë atë ditë dhe pasi përfundoi mësimin pa kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Mirëpo, si pasojë e goditjeve me thikë, Fatjoni humbi jetën , ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur. 4 të rinjtë, pas arrestimit nga policia ditën e ngjarjes, në prani edhe të psikologut, rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë, mirëpo vijoi edhe më tej në rrjetet sociale. Në dosjen e prokurorisë, citohen edhe mesazhe të shkëmbyera mes djemve në konflikt në platformën sociale “snapchat” ku i dërgonin njëri tjetrit thika dhe përforcues grushti e duke thënë se këto mjete do t’i përdornin ndaj njëri-tjetrit dhe për fat të keq kështu ndodhi duke përfunduar në një tragjedi.