Kronike
Vrasja e Fatjon Dervishit/ Vëllai i viktimës plagosi kohë më parë me pistoletë të dashurën
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth të Durrësit. Dervishi u qëllua në zonën e shinave pranë fshatit Katund. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur nga lokali ku ishte deri tek shinat ku mjeti uli shpejtësinë dhe më pas hapën zjarr drejt 38-vjeçarit duke e plagosur rëndë. Fatjon Dervishi është emër i njohur për policinë sepse ka qenë i skeduar për drogë dhe krime ndaj personit e pronës, por asnjëra prej këtyre nuk i është provuar. Ndërkohë vëllai i viktimës, Fatbardh Dervishi ndodhet në burg. Mësohet se veç mbiemrit Dervishi, vëllezërit mbanin edhe mbiemrin Doda. Vëllai i viktimës ka qenë i përfshirë në një grup kriminal në Spanjë, ku është dënuar edhe për pastrim parash. Sipas informacioneve, ai dyshohet gjithashtu për zhdukjen e një personi në Spanjë. Në vitin 2018 Fatbardh Dervishi dyshohet se ka zhdukur në Spanjë Tauland Malshin. Dervishi humbi jetën në spital, ndërsa shoku i tij nuk mori lëndime. Me pas ai u zhvendos në Durrës, ku u arrestua për plagosjen e një vajze në hotel. Aktualisht ai ndodhet në burg për këtë vepër penale dhe për dënimin që mori në Spanjë. Deri më tani larja e hesapeve është pista kryesore ku po heton policia. Gjashtë persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit në funksion të zbardhjes së vrasjes që ndodhi natën e kaluar në Katund, të Sukthit. Policia po vijon me intensitet hetimet, ndërsa po këqyren edhe pamjet e kamerave të sigurisë aty ku ka në mënyrë që të kuptohen lëvizjet e viktimës dhe autorit. 38-vjeçari Fatjon Dervishi u qëllua natën e kaluar ndërsa po kthehej me makinë në shtëpi bashkë me një shokun e tij, pasi kishin qëndruar në një lokal. Kontrolle të shumta janë ushtruar në të gjithë zonën përreth dhe në hyrje-daljet nga autostrada. Në ndihmë të policisë së Durrësit kanë mbërritur edhe dy grupe të FNSH-së Tiranë. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij në këtë krim.