Connect with us

Aktualitet

Vrasja e fëmijëve/ Ashpërsohet Kodi Penal, burg përjetë për autorët

Qeveria ashpërson qëndrimin për personat e  dhunshëm në familje dhe ata që kryejnë krime ndaj të miturve.

Përballë shifrave shqetësuese të dhunës ndaj grave, një projektligj i dorëzuar në parlament nga Ministria e Drejtësisë kërkon votat e deputetëve , për ti hequr te drejtën e zbritjes së dënimit autorëve dhunues.

Konkretisht në ndryshimet e propozuara, kushdo që do të akuzohet për dhunë në familje, nuk ka të drejtë të kërkojë gjykim të shkurtuar e për rrjedhojë nuk fiton një të tretën e uljes së dënimit.

Gjithashtu, kushdo që vret një fëmijë dënohet me burg të përjetshëm

Ky ndryshim në kodin e procedurës penale sugjerohet mbas këshillimit kombëtar në të cilin qytetarët kanë kërkuar ashpërsim të ligjit penal . Pas kësaj aktorët e drejtësisë si Prokuroria e Përgjithshme, KLP , KLGJ, Ministria e Brendshme  ranë dakord për heqjen e institutit të gjykimit të shkurtuar për krimet e mësipërme, me argumentin se kjo masë ligjore shërben për parandalimin e kriminalitetit ndaj grave dhe fëmijëve dhe jep një drejtësi efektive

Dan Hutra ishte rasti tipik i një burri që pasi kishte vrarë bashkëshorten e parë, ai dhunoi edhe të dytën dhe shfrytëzoi të drejtën e gjykimit të shkurtuar. Kur doli nga burgu ai vrau sërish.

Nëse ky ligj votohet në Parlament, mesazhi i qeverisë është, kushdo që ngre dorë ndaj një gruaje apo vret një fëmijë, nuk ka tolerancë dhe falje nga ligji.

Advertisement