Connect with us

Kronike

Vrasja e Gjovalin Prendit, dyshohet për tre atentatorë

Të paktën tre persona mendohet të kenë marrë pjesë në atentatin e ndodhur në Pllanë ku i vrarë mbeti Gjovalin Prendi.

Sipas burimeve automjeti i përdorur në këtë ngjarje dyshohet të jetë një fouristradë (Range ose Land Rover) e cila është ndaluar pranë biznesit të tyre ku dy autorët e dyshuar të maskuar kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar me breshëri plumbash në afërsi drejt Prendit.

Ashtu siç duket dhe nga pamjet e në vendin e ngjarjes, autoret kanë qenë duke vëzhguar objektivin e tyre ku sapo e kanë parë tek dera e barit kanë qëlluar ku plumbat e kanë prekur viktimën në pjesën e gjoksit. Në momentin e ngjarjes në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë.

Advertisement