Kronike
Vrasja e Indrit Ndoj/ U dhunua dhe më pas u qëllua
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë Krujë, trupi i të cilit u zbulua ditën e sotme. Indrit Ndoi raportohet se ka qenë nën masën e arrestit të shtëpisë për për arrestimin e tij në shtator të vitit 2021 për trafik klandestinësh.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës dyshohet se ai kishte mbi 24 orë që kishte ndërruar jetë, ndërsa rezulton se ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar në këmbë me armë përpara se të ndërronte jetë përfundimisht.
Kujtojmë se Indrit Ndoj është gjetur i vdekur nga familjarët në një kanal, teksa në këmbë kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, si dhe dëmtime në pjesë të tjera të trupit paraditen e sotme.
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 34- vjeçarin Indrit Ndoj që u gjet i vdekur në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë.
Personi i fundit që ka komunikuar me 34-vjeçarin ka qenë nëna e tij, e cila tha për oficerët e policisë se ka folur me të birin pasditen e djeshme.
Nnëna ka deklaruar se ka pyetur të birin nëse do të shkonte në shtëpi në mënyrë që t’i bënte bukën, dhe 34-vjeçcari i ka thënë se do të vijë.
Nëna tha gjithashtu për oficerët e policisë se familja e tyre nuk ka asnjë konflikt, as një lagje dhe me askënd tjetër. kjo e bën edhe më të vështirë punën e autoriteteve për zbardhjen e ngajrjes dhe gjetjen e autorit apo autorëve të përfshirë në ngjarje.
Grupi hetimor bën me dije se nga kompanitë telefonike janë kërkuar gjithashtu tabulatet në mënyrë që zbulohen personat me të cilët i riu ka kontaktuar para se të ekzekutohej.