Kronike
Vrasja e Indrit Ndojit/ Lirohen nga qelia dy vëllezërit

Gjykata e Krujës ka liruar çuditërisht nga qelia dy vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri të cilët akuzohen për vrasjen e 34-vjeçarit nga Fushë-Kruja, Indrit Ndoji.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Konstandina Kuro, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë për zëvendësim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” ndaj dy vëllezërve Miri.
Kujtojmë se trupi i pajetë i Indrit Ndojit u gjet në një kanal pnë orët e para të mëngjesit, pak muaj më parë.
Sipas ekspertizës 34-vjeçari fatkeq ishtë qëlluar nga autorët me kaçavidë në këmbën e djathtë dhe humbi jetën për shkak të gjakderdhjes.
Dy vëllezërit dhe viktima kishin lënë takim për t’u sqaruar për një ngjarje të mëparshme dhe dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti. Sajmir dhe Landi Miri u arrestuan një ditë më pas, ku kanë pranuar krimin dhe shfaqën pendesë.

