Connect with us

Aktualitet

Vrasja e Jan Prengës/ Avokatët ankesa për SPAK: Hetimet s’janë të plota

Dështon seanca paraprake për 8 personat e akuzuar për organizimin, rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Pengës. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatëve për rikthim të dosjes në Prokurori, me pretendimin se hetimet nuk ishin kryer të plota. Në argumentimin e tyre në seancën e sotme, avokatët kanë pretenduar se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka sqaruar komunikimin që është bërë mes Ndrek Prengës, vëllait të viktimës me Dritan Rexhepin dhe Gentjan Funiqit.

Ata kërkojnë të dijnë se cila është mënyra e komunikimit dhe se si vërtetohet se bëhet fjalë për dy të pandehurit në këtë bisedë. Sipas TvKlan, një tjetër argument i përdorur nga mbrojtësit ka të bëjë me faktin se nuk janë pyetur të gjithë familjarët e viktimës. Ndërsa ndër këto kërkesa një prej avokatëve kërkoi kohë të njihet me dosjen. Kështu duke marrë parasysh pretendimet e palëve togat e zeza vendosën shtyrjen me argumentin se prokura e mbrojtjes për Altin Hajrin është e paplotë.

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit në Kamëz dhe u fut në një automjet Range Rover, që i ishte vjedhur një këngëtareje tallavaje. Nga hetimet rezulton se rrëmbimi i tij u urdhërua nga krerët e disa grupeve kriminale, pasi vëllai i 49-vjecarit kishte zhdukur një sasi të madhe kokaine që vinte nga Ekuadori.

Dritan Rexhepi nga burgu i Ekuadorit, ku po vuan dënimin për trafik droge, dhe Gentian Doçi Funiqi, kontaktuan me familjarët e Jan Prengës dhe u kërkuan atyre që të detyronin vëllain të kthente mallin dhe më pas do të lirohej pengu. Pavarësisht se Astrit Prenga e ktheu sasinë prej 106 kg kokainë dhe pagoi shumën prej 700 mijë paundësh, grupet kriminale i zhdukën trupin e vëllait.

Advertisement