Connect with us

Aktualitet

Vrasja e Joyt/ Lirohet ish-shoferi i kazinos dhe shokët e tij

Gjatë ditës së sotme, më herët, policia shoqëroi në komisariat 6 persona, të cilët u dyshuan se kanë gisht në vrasjen e të resë keniane, Joy Ayoko. Në mesin e 6 të shoqëruarve ishin edhe ish-shoferi i kazinosë ku punonte Joy, Rodi Barçi, vëllai i Barçit, kushëriri i tij me inicialet R.D., si dhe 3 persona të tjerë që kanë lidhje shoqërore me të.

Barçi ka pasur një lidhje intime me vajzën dhe më pas është ndarë me të, ndaj dhe u shoqërua në polici. Pas prangosjes, mësohet se policia ka lënë të lirë gjashtë të shoqëruarit që kanë dëshmuar në lidhje me vdekjen e kenianes Joy Aoko.

Mësohet se pas dëshmisë u lanë të lirë shoferi i kazinosë Rodin Barçi si edhe disa shokë të tij. Barçi e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej në gjendje të rëndë. Kujtojmë se 22-vjeçarja u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë në vitin 2022.

Advertisement