Aktualitet
Vrasja e Joyt/ Policia zbardh komunikimet e saj para dhunimit barbar
Pas më shumë se 8 muajsh telefoni i shtetases keniane, Joy Ayoko është zbërthyer, duke ndihmuar hetuesit në zbardhjen e vrasjes së saj. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë përftuar biseda me interes, sidomos tek biseda e kenianes me shoferin e kazinosë ku ajo punonte, Rodi Braçin. Komunikimi mes tyre ka ndodhur edhe në ditën kur ajo ka ndërruar jetë. Madje dyshohet se fillimisht ajo është kërkuar që të zbresë poshtë hostelit ku qëndronte dhe më pas është dhunuar.
Pasi është dhunuar, mendohet se trupi i saj është marrë dhe është hedhur në pjesën e pasme të godinës ku ajo qëndronte, duke zbehur kështu versionin e një vërtevrasjeje të mundshme, apo dhe rënies nga dritarja për shkak të pakujdesisë. Joy Ayoko u gjet në gjendje kome e për disa muaj ajo qëndroi në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës por më pas u nis drejt vendit të lindjes ku edhe ndërroi jetë.