Kronike
Vrasja e Klajdi Prendit, dyshohet për dy autorë, brenda automjetit…
Makina e autorëve të vrasjes së të riut Klajdi Prendi, të cilët dyshohet se janë dy, ka ardhur nga rruga e Freskut për në zonën e Xhamllikut, kur edhe kryen krimin. I riu sapo kishte dalë nga një lokal në zonë dhe është futur në automjetin e tij, kur është qëlluar disa herë në kokë dhe në kraharor.
Menjëherë autorët janë larguar me shpejtësi drejt rrethit të Shkozës dhe kanë djegur makinën në afërsi të liqenit të Farkës. Brenda automjetit të djegur, tip Audi A4 me targa greke, nuk është gjetur arma e krimit.
Klaudio Prendi ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra në kokë dhe kraharor. Sipas informacioneve, i riu kishte pasur disa sherre me persona të tjerë, të cilët po hetohen nga policia.